Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Humbje që djeg", Sulejman Starova analizon ndeshjen e Kombëtares: Manaj e pa Uzunin që ishte bosh, nuk donte t'i pasonte

Shkruar nga NEWSPORT
"Humbje që djeg", Sulejman Starova analizon ndeshjen e

Sulejman Starova, ish trajneri i shumë skuadrave të ndryshme në Shqipëri ka analizuar humbjen 0-1 të Kombëtares shqiptare nga Polonia, dy ditë më parë. I ftuar në emisionin "Skaner", Starova është shprehur se kjo është një humbje që "djeg", ndërsa ka komentuar edhe incidentin me tifozët që detyruan arbitrin të ndërpriste ndeshje. Më tej, "Bobi" foli edhe për rastin e Manajt në fillim të ndeshjes dhe theksoi se ai e pa Uzunin që ishte bosh, por nuk donte t'i pasonte topin.

"Incidenti i tifozëve na bëri pis. Pasi kishim tërhequr vëmendjen për rezultatet e mira, ky incident nuk duhej. La një shije të keqe për ne. Në Shqipëri kemi kohë që i kemi harruar këto. Unë kam qenë edhe në Kosovë trajner dhe nuk i kam parë këto. Nuk është më fenomen i joni, ka qenë para 15 viteve. Plisave nuk i ka ndodhur në Kosovë dhe i ndodh këtu. Në fund ishte Sczezny që provokoi dhe u hodhën shishe aty. E bëmë edhe për herë të dytë. Ne ramë viktimë e huliganëve polakë, që gjuajtën me stola nga lart. Provokatorë ishin polakët.

Për sa i përket ndeshjes, është një humbje që djeg, Polonia e meritoi fitoren. Më shumë më pëlqeu ndeshja që humbëm 4-1, sesa kjo e djeshmja. Manaj nëse do e kishte ndarë mendjen, t'ia jepte topin Uzunit dhe do të ishte gol. Ishte me dashje, Manaj e pa Uzunin që ishte bosh dhe nuk donte ta pasonte që ai të shënonte. Është rast egoizmi", përfundoi Starova.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga