
Lajmi i zi për sportin botëror. Mësohet se ka humbur jetën në moshën 37-vjeçare, Elena Fanchini. E ndjera vuante nga kanceri, ku nuk arriti të fitonte betejën.
Skiatorja e njohur arriti të merrte medaljen e argjendtë në zbritjen e lirë në Kupën e Botës të zhvilluar në vitin 2005.
Ajo ishte prej shumë kohësh e sëmurë duke luftuar me sëmundjen e shekullit. Siç raportojnë mediat italiane, Fanchini vdiq në shtëpinë e vet në Solato, në provincën e Brescias.
Poll