
Arsenal u mposht dje nga Villarreal, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e Europa League. Topçinjtë e Londrës humbën 2-1 në transfertë në një sfidë mjaft të luftuar.
Pas takimit, ka folur për gazetarët, Mikel Arteta. Tekniku i Arsenal është shprehur i kënaqur me atë që të tijtë kanë dhënë në fushën e blertë.
"Nuk erdhëm këtu për të humbur, por, duke parë si shkoi ndeshja, na duhet ta pranojmë rezultatin e fushës. Ndoshta ishte rezultati më i mirë që mund të merrnim në një humbje. Ishte një ndeshje me dy fytyra.
Në pjesën e dytë luajtëm ashtu siç dimë ne, ndërsa në pjesën e parë nuk ishim vetvetja. Nuk krijuam raste për gol, na mungoi rrezikshmëria, ndërsa në pjesën e dytë ndryshuam për mirë. Humbëm një rast të mirë për të barazuar rezultatin me anë të Aubameyang.
Gjithsesi, unë kam besim të madh për ndeshjen e kthimit. Kemi mundësinë për të fituar dhe për t'u kualifikuar në finale", ka deklaruar ai.