Transferimi i Gonazlo Higuain te Juventus për 94 milionë euro ka shaktuar irritimin e Diego Armando Maradonës. Ish-kapiteni i Napolit, i cili e udhëhoqi këtë skuadër duke i dhënë titullin kampion disa vite më parë ka folur për çështjen më të nxehtë të momentit, duke treguar fajtorët që çuan kalimin e Higuain te Juventus.
Në profilin e tij në "facebook", Maradona shkruan: "Më vjen keq që Higuain shkon në një rival të drejtpërdrejtë si Juventus. Por, edhe ju nuk mund të fajësoni vetëm lojtarin. Lojtari ka përgjegjësitë e veta, por të lumtur janë gjithmonë ata që bëjnë biznes. Askush nuk mendon për tifozët. Unë u lodha duke thënë se ajo që është më e rëndësishme është që të ketë një kontraktues të mirë sesa një president të mirë. Kjo nuk ndodhi në kohën time. Shumë keq që FIFA vazhdon të flejë".