Kukësi fitoi sot për herë të parë titullin kampion dhe kjo ishte historike për verilindorët.
Mesfushori i Kukësit, Nijaz Lena, ka folur pas takimit për mikrofonin e Supersport ndërkohë që kishte një banane në dorë të cilën filloi ta hajë menjëherë pasi ishte tejet i lodhur nga ndeshja.
“Të dalësh kampion pa asnjë humbje do të duhen vite për ta thyer këtë rekord. Ne nuk jemi heronj, pro jemi legjendat e Kukësit dhe besoj se do të duhet të na bëjnë një monument me emrat tanë”, tha ai.
“Ishte ndeshja që duhej të mbyllnim kampionatin, ishte emocion, ankth, kishte gjithçka në këtë ndeshje. Por e mbyllëm ndeshjen vetëm me golin e dytë”, tha ai menjëherë pas sfidës
Poll