Gonzalo Higuain është gjithënjë e më larg Milanit. Sulmuesi argjentinas dëshiron me çdo kusht largimin nga kuqezinjt për t’iu bashkuar Çelsit. Trajneri Gattuzo nuk e ka ftuar lojtarin për ndeshjen ndaj Genoa, një sinjalë tjetër që tregon se Higuain është drejt largimit nga skuadra.
Një lajm i mirë për Milanin është rikthimi i Susos pas mungesës në ndeshjen e Superkupës ndaj Juventusit. Me Higuain që është drejt largimit drejtuesit kanë gjetur marrëveshjen me sulmuesi Piatek dhe në ndeshje ndaj Genoa pritet të ketë dhe një tjetër takim për të ardhmen e lojtarit polak.