Dje, Partizani luajti kundër Kukësit në transfertë, ndeshje që u mbyll me rezultatin 0-0. I pranishëm në këtë sfidë për të kuqtë ishte dhe fotografi i njohur Gjergj Kollumbi, i cili përgjatë 90 minutave fiksonte momente nga më të veçantat për lojtarët e Partizanit.
Më vonë këto fotografi u hodhën në faqen zyrtare të të kuqve, ku sigurisht mbanin edhe logon e klubit. Sot në të përditshmen sportive, “Panorama Sport” ishte vendosur kryesore fotoja e shkrepur nga Kollumbi, por duke i fshirë logon. Për këtë ai ironizon Panoramën, teksa shkruan në llogarinë e tij në facebook: “Edhe kete jave fotografia ime ne faqen e pare te Gazetes me te madhe Sportive ne vend. Flm gazetes qe ka filluar me respektu te drejten e autorit…”