Ilustrim, Plagosje me thikë
Nuk kanë fund telashet për futbollistët që jetojnë në Francë. Pasi u raportua se apartamenti i Kvicha Kvaratskhelia u grabit para pak netësh, një ish-lojtar i Montpellier ka hasur probleme konkrete.
Bëhet fjalë për Daniel Congre i cili është gjetur pa ndjenja me një plagë të rëndë. Siç raporton “L’Equipe”, ish-futbollisti ka marrë një goditje me thikë pranë zemrës, ku u gjet në shtëpinë e tij pa ndjenja.
Por fatmirësisht, gjendja e 40-vjeçarit është tashmë e stabilizuar pas asaj goditjeje të rëndë. Hetimet policore në Francë për të gjetur autorët po vazhdojnë. Kujtojmë se Daniel Congre është koordinator sportiv tek Olympique Lyon.
Poll