
Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni dhe tashmë drejtuesit e katalanasve kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi. Hansi Flick është një nga emrat që kryeson listën e katalanasve.
Madje trajneri gjerman me veprimin e fundit i ka shtuar akomë më shumë zërat e kalimit në La Liga. Sipas “Bild” bëhet me dije se 58-vjeçari ka nisur kursin e spanjishtes.
Siç duket Flick ka nisur menjëherë të mendojë për detyrën e re dhe dëshiron që deri ën fund të sezonit të mësojë gjuhën, për të mos pasur “probleme” me komunikimin mes tij dhe lojtarëve. Kujtojmë se Juan Laporta e pëlqen shumë 58-vjeçarin, të cilin e ka tentuar edhe disa vite më parë, por në sezonin e ri duket se është koha e duhur që ky operaciion të arrihet.