Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Dëshira” e Sylvinhos shkëlqen në Angli, talenti shqiptar në 11-shen më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Dëshira” e Sylvinhos shkëlqen në Angli, talenti
Brajan Gruda

Brajan Gruda u shfaq protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Brighton fitoi përballë Oxford Utd. Sfida e vlefshme për fazën e 1/32-ave të EFL Cup, përfundoi 0-6 në favor të ekipit të Premier League.

Sulmuesi me origjinë shqiptare, ishte pikërisht ai që shënoi një nga golat dhe asistoi në një tjetër. Pikërisht për këtë paraqitje pozitive, ai është bërë pjesë e “Formacionit të Javës”, të kësaj faze të EFL Cup. Gruda është vlerësuar gjithashtu me notën 9.3

Kujtojmë se sulmuesi shqiptar që përfaqëson Gjermaninë deri më tani, është një dëshirë konkrete e trajnerit Sylvinho. Megjithatë, 21-vjeçari nuk ka vendosur përfundimisht.

“Dëshira” e Sylvinhos shkëlqen në Angli, talenti
 

 

Poll

Lexo gjithashtu