Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Hamilton: Formula 1 është sporti i të pasurve, kur isha i vogël hyra në karate për të rrahur shokët

Shkruar nga NEWSPORT
Hamilton: Formula 1 është sporti i të pasurve, kur isha i

Lewis Hamilton me zemër të hapur në një rrëfim 360 gradë ku rrëfen fëmijërinë e tij dhe ecejaket e vështira për të arritur deri në Formula 1. Ai ndalet gjithashtu edhe te roli i madh që ka pasur babai dhe Ayrton Senna në jetën dhe karrierën e tij.

“Pa para nuk mund të hysh në Formula 1. E vërteta është e hidhur por nëse një djalosh i talentuar garon me një të pasur përherë do të shkojë në Formula 1 ky i dyti”.

I lindur në Stevenage të Anglisë dhe i rritur në një lagje punëtorësh në Londër, Hailton ka hasur përherë vështirësi pas divorcit të prindërve.

“Nëse nuk do të ishte për babanë tim nuk do të isha këtu ku jam sot. Ai ka bërë gjithçka për karrierën time. Turnin e parë punonte në një formë pijesh dhe më pas shkonte për të bërë një punë tjetër. Ka punuar madje edhe në 4 punë njëkohësisht dhe sa heë ulem në timon, jam i vetëdijshëm për atë që ka bëë për mua. Deri në moshën 24-vjeçare nuk kam parë asnjëherë pilotë me ngjyrë dhe vetëm tani ka nisur të rritet numri. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm”.

Në fund një koment edhe për problemet me bullizmin që në moshë të vogël.

“Në moshën 4-5 vjeçare shokët më vinin në lojë dhe i thashë babait të më fuste në një kurs karataje. Më pas u mora me boks dhe fillova të ndeshesha me ata që më sulmonin. Nuk jam dorëzuar asnjëherë, babai më ka shtyrë të shikoj përpara dhe ta shikoj jetën si një ring”./ Supersport/

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga