Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Hallaçi e kërkon fajin te fati

Shkruar nga NEWSPORT
Hallaçi e kërkon fajin te fati

Rrahman Hallaçi u shfaq tejet i mërzitur pas ndeshjes me Austrinë e Vjenës. Kapiteni i verilindorëve deklaroi që ndeshja nisi mirë për ta, por fati nuk ishte në anën e tyre pasi në momentin më të mirë të Kukësit u ndëshkuan. Mbrojtësi i djathtë i kuksianëve nuk kishte çfarë të thoshte më shumë pasi vetë rezultati i tregonte gjitha. Ai theksoi që goli i Austriakëve ishte më i fortë se ata, dhe tashmë nuk mbetet gjë tjetër vetëm të përqëndrohen për sezonin e ri 2016-2017.

" Rruga jonë në Europe mbaron këtu për këtë sezon, ndoshta në mënyrë të pamerituar. Futbolli i tillë është. Faleminderit çdo tifozi që sot ishte në stadium! E dinim që na priste një ndeshje e vështirë pasi Austria e Vjenës është një emër i madh. E nisëm mirë ndeshjen dhe në momentin që mund të shënonim, pësuam. Ky gol na vrau psikologjikisht dhe nuk mundëm ta merrnim më veten. Goli i tyre ishte më i fortë se vetë ne. Edhe fati nuk ishte në anën tonë, pasi nëqoftëse do të kishte shënuar Karioka në fillim, ndoshta takimi do të kishte një rrjedhë tjetër. Tani nuk kemi ç'të bëjmë më, por të ulim kokën dhe të punojmë për sezonin e ri pasi presidenti ka plane për të ardhmen e këtij ekipi", deklaroi kapiteni Rrahman Hallaçi,

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga