
"Ultras Guerrils" do të tregohen të kujdesshëm në derbin kundër Tiranës që do të luhet të premten në "Selman Stërmasi".
Ultrasit e kuq pritet të mos përdorin mjete piroteknikë gjatë sfidës kundër Tiranës, për faktin e vetëm se kërkohet të shmanget dënimi i mundshëm nga Disiplina në takimin e ardhshëm ndaj Kukësit.
Fakti që pas bardhebluve, Partizani do të përballet me Kukësin, bën që tifozët e kuq të tregohen të mos hedhin flakadanë, sepse në rast të kundërt, Disiplina mund të dënojë klubin pa tifozë në sfidën kundër verilindorëve.
Poll