Gael Clichy largohet nga Manchester City. Lajmin për largimin e mbrojtësit të krahut e ka dhënë klubi anglez përmes kanalit zyrtar në internet, ku nuk harron ta falënderojë atë për kontributin e dhënë përgjatë këtyre viteve.
Gael Clichy u transferua te City në 2011-ën nga Arsenali. Nuk dihet ende destinacioni i mbrojtësit të krahut, por e sigurt është se Guardiola ka nisur sërish nga spastrimet në skuadër.

Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       