
Nuk kanë fund skandalet e plusvalencave në Itali. Pas Juventusit, ditën e sotme, Guardia di Finanza ka shkuar në selinë qendrore të Interit te Lega Serie A për të marrë dokumentat në lidhje me disa fitime kapitale të regjistruara nga zikaltërit në sezonet 2017/2018 dhe 2018/2019.
Lajmi është konfirmuar nga Prokurori në detyrë Riçardo Targetti i cili deklaroi që marrja e këtyre dokumentave është për të verifikuar rregullsinë e fitimeve kapitale gjatë këtyre dy sezoneve nga ana e Interit pasi dyshohet se janë bërë disa mashtrime.
“Aktivitetet në vazhdim synojnë marrjen e dokumentacionit në lidhje me transferimin nga Interi të të drejtave të regjistrimit të lojtarëve të caktuar për vitet financiare 2017/2018 dhe 2018/2019 me qëllim që të verifikohet rregullsia e kontabilitetit të fitimeve kapitale të lidhura”, u shpreh Targetti.