
Sot luhet supersfida e 1/16 në Champions mes Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain. Takimi do të luhet në orën 21:00 në “Allianz Arena”. Në Mynih kanë udhëtuar shumë tifozë francezë që do të mbështesin ekipin e tyre në stadium.
Ndeshjen e parë ata u mundën në shtëpi 0-1 me golin e Coman. Megjithatë udhëtimi i tifozerisë së PSG në Mynih ka qenë i ndërlikuar, për shkak të gerëvs që po paralizon Francën kundër reformës së pensioneve.
Sipas “RMC Sport” janë anuluar shumë fluturime dhe trena drejt Gjermanisë. Francezëve ju mbetet të udhëtojnë me makina drejt Bavarisë ose ta ndjekin ndeshjen në TV. Sektori i miqve në Allianz Arena pritet të ketë rreth 3500 tifozë të ardhur nga Parisi.
Poll