
Granit Xhaka është shpallur “Lojtari më i Mirë” i vitit 2023 në Zvicër. Mesfushori shqiptar spikati me Arsenalin në gjysmën e parë të vitit kaluar, ndërsa në të dytën është kthyer lojtar kyç me Bayer Leverkusen. Madje Leverkusen po synon titullin kampion këtë sezon në Gjermani përballë gjigantëve të Bayern Munchen.
“Pa përkrahjen e gruas sime, që më përkrahur shumë, do të ishte e pamundur.
Është shpërblim për punën që e bëjmë çdo ditë. Jam tejet i lumtur që e kam fituar sërish. Jam fitues sonte dhe do të punoj shumë që të jem sërish këtu pas një viti”, ishte fjala e Xhakës.
Ceremonia u mbajt në Bern të Zvicrës ku konkurrent për çmimin ishin dhe Manuel Akanji dhe Zeki Amdouni. 31-vjeçari shqiptar është si vera. Vitet kalojnë dhe ai si vera vetëm bëhet më i mirë. Kujtojmë se kjo është hera e tretë që fiton këtë çmim, pasi e ka bërë më parë në vitin 2017 dhe 2022.