Granit Xhaka reagon i prekur për tragjedinë e ndodhur në Shqipëri nga tërmeti. Mesfushori me origjinë shqiptare nëpërmjet rrjetit social të instagram ka bërë apel për ndihmë duke kujtuar mënyrën e rritjes dhe historinë e familjes së tij.
"Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tonë në Shqipëri të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë. Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq", thotë Granit Xhaka.

Poll