
Drilon Rama/ Xheneta Fetahu
Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, boksieri Drilon Rama, ka vendosur të marrë hapa ligjorë ndaj ish finalistes, Xheneta Fetahu, pasi kjo e fundit publikoi disa video private të ndodhura mes tyre.
Me një postim në “Instagram”, menaxheri i tij shkruan se këto biseda kanë dëmtuar imazhin e fituesit dhe për këtë arsye, ata kanë marrë një avokate për të ndjekur çështjen.
“Pas publikimit e disa video të pautorizuara, që dëmtojnë imazhin dhe etikën e Drilonit, kemi angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të marrë ndërveprime ligjore. Jemi duke punuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tij. Shihemi shpejt!”, shkruhet në postimin e menaxherit të Drilonit.

Postimi i tij
Poll