Neymar vazhdon që të jetë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë. Ndeshja e fundit që braziliani ka luajtur është ajo mes Brazilit dhe Uruguajt në tetor të vitit të shkuar. Që atëherë, sulmuesi po shijon jetën jashtë futbollit.
Si shpeshherë, Neymar është bërë protagonist, por këtë herë jo me diçka që ka të bëjë me profesionin që ai ushtron.
Gjatë ditëlindjes së vajzës së tij, Neymar është filmuar teksa gjatë kohës kur i këndon këngën vogëlushes, luan bixhoz. Video e momentit kur 32-vjeçari luan poker gjatë ditëlindjes së vajzës së tij po bën xhiron në rrjet.
Një gjest tepër ‘i veçantë’, por që kur vjen puna te Neymar dhe duke ditur temperamentin e tij, nuk është se bën shumë përshtypje për tifozët e futbollit.
this guy neymar is absolutely finished
— ???? (@KyKySZN) April 11, 2024
bro is gambling on poker in the middle of his daughters birthday ???????????????? pic.twitter.com/3bQ3MWrIty