Altin Bytyci, Adnard Mehmeti
Altin Bytyçi ka zgjedhur të kalojë disa ditë relaksi në jug, së bashku me partneren e tij.
Ish-mbrojtësi i Partizanit ka postuar një foto në rrjetin e tij social në Instagram, aty ku shihet qartë momenti i bukur dhe tejet pozitiv, të cilin po e shijon në maksimum.
Një zgjedhje që vlen për t’u shpërqëndruar sadopak me përfundimin e sezonit në Superiore, me objektivin për të ardhur me energji të reja për atë vjen në vazhdim.
Me Partizanin, Bytyçi ka zhvilluar gjithsej 79 prezenca, ka shënuar 2 gola dhe ka kontribuar me 3 asiste. Po ashtu, ai ka veshur edhe fanellën e Kukësit, Laçit, si dhe eksperienca të tjera me Medjimurje dhe Besën e Pejës.
Poll
