Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj po shijojnë në maksimum këtë vit si të ‘papunë’. Pas largimit nga Top Channel, çifti ka preferuar të bëjë pak pushim nga televizoni duke rikuperuar energjitë pozitive.
Në nëntor të vitit të shkuar hapën biznesin e përbashkët, “Bana’s Piramida”, një restorant në zemër të kryeqytetit, pikërisht tek Piramida. Veç kësaj iniciative, dyshja po udhëton në shumë vende të botës, kryesisht në Europë.
Kudo ku udhëtojnë gjejnë shqiptarë, s’është aspak çudi, por duket se kanë një marrëdhënie të ngushtë edhe me Kombëtaren shqiptare të futbollit. Pas vizitës në Itali, ku festuan në një lokal nate me Elseid Hysajn, takimi i rradhës është me Myrto Uzunin.
Lexo edhe→ 'Fikën' Bayernin në Champions, Elseid Hysaj "e djeg" në party me Arbana Osmanin
Një ‘double-date’ mes çiftit më të përfolur të televizionit dhe çiftit më të përfolur të sportit, Arbana – Eduart dhe Myrto – Uarda, shijuan një darkë me njëri-tjetrin në Paris siç duket nga foto e ndarë në InstaStory-n e sulmuesit të Granadas.