Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Hygerta Sako, gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë, ka komentuar situatën e Albës pas hyrjes së Limit.
Gjatë diskutimit, Hygerta u shpreh se për të do të ishte e pamundur të vazhdonte garën nëse në shtëpi do të hynte një person nga e kaluara e saj. Ajo theksoi se një situatë e tillë nuk do ta përballonte dot brenda formatit.
“Mua të ma sjellin ish-burrin, unë çohem e iki”, u shpreh Hygerta, duke lënë të kuptohet se përfshirja e një ish-partneri në lojë do ta detyronte të largohej menjëherë nga gara.
Deklarata e saj erdhi në një moment, pasi në shtëpinë e BBVK ka hyrë Limi, ish-partneri i Albës. Hyrja e tij ka krijuar një situatë të tensionuar për Albën, veçanërisht për shkak të afrimit që ai po tregon me Dolcen.
