Përveç mediave shqiptare, moderatorja e sportit Eva Murati është edhe në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja. Së fundmi media kroate , “24sata.hr” i ka kushtuar një artikull bukuroshes shqiptare, shkak është bërë prezenca e Evës në Zadar, si e ftuar speciale në në Festivalin Mediatik Sportiv Sunset.
“Në vitin 2015, Skenderbeu u bë klubi i parë nga Shqipëria që arriti në play-off për Champions League, por u përjashtua nga kampioni kroat Dinamo... Pavarësisht kësaj, shqiptarët duan të shikojnë Champions League. E shkak është bërë prezantuesja atraktive Eva Murati.
Eva është një aktore dhe prezantuese e njohur në Shqipëri, e cila merret edhe me modeling. Ajo ka lindur në maj 1995 në qytetin e katërt më të populluar shqiptar, Elbasan. Ajo flet rrjedhshëm edhe italishten dhe që prej vitit 2017 është pjesë e pazëvendësueshme e emisionit për Champions League në televizionin shqiptar Tring TV.
Ajo ka pothuajse një milion ndjekës në Instagram, dhe është në televizion që kur ishte vetëm 18 vjeç. Eva ka një jetë jashtë gazetarisë. Ajo është shfaqur në disa filma dhe seriale përpara se të merrte pjesë në konkursin Miss Shqipëria në 2016.
Eva ka studiuar për drejtësi dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, por dukshëm e gjeti veten në rolin e prezantueses. Ajo merr shpesh oferta në botën e modelingut, si dhe ka realizuar fotografi me të brendshme për një markë luksoze italiane.” – këto janë vetëm disa rreshta nga artikulli i dedikuar Eva Muratit."
Sipas gazetës kroate klubet shqiptare nuk lanë asnjë shenjë të madhe në Champions League.
“Në vitin 2015, Skenderbeu u bë klubi i parë nga Shqipëria që arriti në play-off për Champions League, por u përjashtua nga kampioni kroat Dinamo... Pavarësisht kësaj, shqiptarët duan të shikojnë Champions League. E shkak është bërë prezantuesja atraktive Eva Murati.
Ajo është një tifoze e Juventusit dhe do ta kujtojë përgjithmonë momentin kur u takua me mbrojtësin legjendar Fabio Kanavaro. Dhe si qershia mbi tortë, Eva është edhe një këngëtare fantastike. Madje ajo ka bërë të ditur se ndoshta një ditë do të publikojë një këngë.
Megjithatë, tani për tani futbolli është në plan të parë dhe do të jetë në të ardhmen për fat të mirë të shqiptarëve”, citohet ndër të tjera në artikullin e “24sata.hr”.
Nuk mund të mungonte dhe një prononcim i Evës në lidhje me Europianin.
“Jemi në grupin e vdekjes. Nëse vjen rasti, do ta shfrytëzojmë. Ne jemi gati. Megjithatë, më duhet të them se do të jetë shumë e vështirë për të ecur përpara.
Futbollisti i preferuar kroat, është Luka Modriç, të cilin ka pasur privilegjin ta ndjekë për shtatë vite në ndeshjet e tij në Champions League”, - deklaroi Eva Murati.