Pak më shumë se dy javë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kujtojmë që në këtë kompeticion merr pjesë edhe Shqipëria, me kuqezinjtë që janë shortuar në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Teksa të gjithë presin fillimin e Euro 2024, Marina Vjollca njofton rikthimin e saj në botën e futbollit.
Moderatorja e njohur që para disa kohësh shkëlqeu krah Edi Manushit në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, tashmë është gati për një tjetër aventurë, por këtë herë në TV Klan.
Është vetë Marina Vjollca që me anë të një video të shpërndarë në Instagram tregon se së shpejti do të startojë një emision i saj, që sigurisht do të ketë lidhje me Europianin dhe Kombëtaren shqiptare.
“Fillon Europiani, të gjithë sytë tek Klani”, shkruan Marina Vjollca, krah videos promo të publikuar. Në këtë mënyrë, Marina paralajmëron të gjithë shikuesit se së shpejti ajo do të vijë në “shtëpitë” tuaja nëpërmjet ekranit.
View this post on Instagram