
Pamje të rënda të publikuara nga mediat ndërkombëtare kanë “tronditur” rrjetin. Në ashensorin e një kompleksi banesash në Natal të Brazilit, është regjistruar një ngjarje tepër shokuese.

Basketbollisti 29-vjeçar, Igor Cabral shihet teksa dhunon në mënyrë makabre të dashurën e tij, Juliana Garcia dos Santos. Sipas mediave braziliane, ky akt ka ndodhur pasi basketbollisti ka gjetur në telefonin e partneres biseda me shokun e tij më të ngushtë.
Tradhita e partneres ka bërë që ai të irritohet pamasë, teksa në video shihet duke e goditur në grusht, ndërsa vajza në fjalë që bie në tokë.
Por Igor Cabral nuk është mjaftuar me kaq. 29-vjeçari ka vazhduar ta godasë ashpër të dashurën e tij, duke e lënë brenda në ashensor të gjakosur dhe në gjendje të mjerueshme.

Policia ka arritur në vendngjarje pas denoncimit të bërë nga fqinjët. Ndërsa basketbollisti ndodhet në paraburgim dhe pritet të akuzohet për "tentativë vrasjeje të grave", një nga krimet më të rënda në ligjin brazilian.