Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“Nuk jemi më bashkë”, modelja konfirmon ndarjen me Eros Grezdën: Na lidh vetëm djali

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk jemi më bashkë”, modelja konfirmon ndarjen me Eros
Eros Grezda dhe Ajsel Abazi

Futbollisti Eros Grezda dhe modeja Ajsel Abazi i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre.  

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë modelja, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se, e vetmja gjë që e lidh me ish-partnerin, është djali i tyre Kian.

“E marr shumë shpesh këtë pyetje dhe sot po vendos t’i përgjigjem. Po, është e vërtetë qe unë dhe Erosi nuk jemi më bashke. Mua dhe Erosin tashme na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë me tepër. Ky është nje vendim i ndërmarrë për te mirën e djalit.

Do ju lutesha te kurseheshit me komentet pasi behet fjale për një fëmije te vogël ne ketë mes, dhe do ju lutesha te mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet qe çuan ne ketë vendim. Faleminderit”, shkruan Ajsel.

Kujtojmë që edhe më herët kanë qarkulluar lajme në rrjete sociale se çifti i ka dhënë fund lidhjes, por ka qenë Eros Grezda që i hodhi poshtë këto aludime.

“Si guxoni të fusni shkrime të tilla bazuar në “folloë-unfolloë”. Kushdo që merr guximin me shkrujt një titull kaq në rëndë, pa të drejtë dhe pa argumente, ta dijë se ka familjarë që preken nga këto shkrime. As ndarje, as tradhti ska pasur, por shoh që ka ardhur koha që duhet me u fut në story me sqaru çdo gjë,” shkruante futbollisti pak javë më parë.

“Nuk jemi më bashkë”, modelja konfirmon ndarjen me Eros
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga