Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“Njeri pa karakter, luan si skuth”, Hygerta Sako “zhburrëron” banorin në Big Brother

Shkruar nga NEWSPORT
“Njeri pa karakter, luan si skuth”, Hygerta Sako
Hygerta Sako dhe Londrim Mekaj

Në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother Vip Kosova” ka pasur mjaft diskutime dhe debate mes banorëve, aty ku protagoniste është bërë edhe gazetarja sportive Hygerta Sako, konkretisht ndaj Londrimit Mekaj.

“Toksiciteti” mes tyre ka kapur majat në një kohë shumë të shkurtër që janë pjesë e të njëjtës shtëpi. Hygerta Sako e konsideroi banorin në fjalë si “njeri pa karakter, luan si skuth apo klloun”:

“Kur erdhi ‘Prime’ i kaluar, kur Londrimi bëri atë veprimin me Klodin, mbrapa më tha: ‘Mendova se do ma përdorje. Dhe e vlerësoi shumë që nuk ma përdore’.

Dhe më mbrapa kur po bënim lojën fizike, se kjo është gjëja më e madhe. Kaloi dhe më tha prap gjyshe. Po aty ça ishte, lojë, strategji?! Pra, ky është një njeri pa karakter dhe unë këtë e kam përcaktuar që në fillim dhe i qëndrojë deri në fund.

Luan si skuth dhe jo si burrë. Unë dua të qëndrojë me njerëz që ndihem mirë dhe ndaj të njëjtat ide. Me Londrimin nuk dua të qënrojë afër, kjo është e sigurtë. Për mua është pa karakter fare, një klloun që do të argëtoj njerëzit, ama karakter nuk ka”.      

Poll

Lexo gjithashtu