Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“Më ka dhunuar fizikisht”, Mauro Icardi shpërthen kundër Wanda Nara: Kam prova, do t'ia lë në dorë drejtësisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Më ka dhunuar fizikisht”, Mauro Icardi shpërthen
Mauro Icardi - Wanda Nara

Marrëdhënia e Wanda Narës dhe Mauro Icardit prej kohës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Dyshja herë janë ndarë e herë janë bashkuar, por pa gjetur asnjëherë rrugën e mesme.

Intervista e dhënë së fundmi nga Wanda Nara ka irrutuar keq sulmuesin argjentinas. Ky i fundit ka reaguar ashpër, duke theksuar se ajo e linte në shtëpi të kujdesej për fëmijët ndërsa bënte një jetë të dyfishtë. Gjithashtu ka zbuluar se modelja ka abuzuar fizikisht me të dhe se në kohën kur ishin bashk, ajo u ka shkruar edhe shokëve të ekipit të tij.  

“Bën viktimën, pasi je mburrur me gazetarët. Më ke mashtruar mua dhe fëmijët e tu për tre vite dhe ke pranuar se nuk ke qenë besnike, ndërsa unë kujdesesha për fëmijët, duke kujtuar se po punoje. Ndërsa ti kishe një jetë të dyfishtë.

Fyen dhe shpif, je një aktore e mirë, por të ra maska. Ke treguar bisedat tona të vjetra, nuk më intereson, nuk jam i fiksuar, nuk kam raporte me askënd, gënjeshtra dhe përsëri gënjeshtra. Prioriteti im i vetëm janë vajzat e mia dhe rikuperimi nga dëmtimi. Të shohim çfarë do të bësh kur drejtësia do të shohë prova të vërteta, jo biseda të vjetra dhe audio të realizuara me inteligjencën artificiale.

Ajo më ka abuzuar fizikisht për vite dhe gjithashtu më ka abuzuar digjitalisht, gjë që më ka sjellë shumë probleme financiare. Ajo vodhi llogaritë e mia dhe u shkroi lojtarëve që luanin në të njëjtin ekip futbolli me mua në atë kohë”, ka theksuar sulmuesi argjentinas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga