Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“Mami” lë pa fjalë Armando Brojën: Kur do na e sjellësh nusen në shtëpi?

Shkruar nga NEWSPORT
“Mami” lë pa fjalë Armando Brojën: Kur do na e
Armando Broja ©TV Klan (m), mamaja e tij (q), Jade Willis (d)

Armando Broja është një nga emrat kryefjalë të Kombëtares shqiptare, por si çdokush, edhe ai ka jetën e tij private e sentimentale. Prej gati një viti ai është në një lidhje dashurie me modelen angleze Jade Willis, e cila e mbështeste nga shkallët e stadiumit më fanellën e Shqipërisë gjatë Euro 2024.

Lidhja e tyre është publike, por ende nuk dihet nëse ka avancuar deri në familje. Nuk do të ishte aspak çudi përderisa ajo ishte në tribunë, njëjtë si prindërit e Armandos. Megjithatë, mbetet për t’u zbuluar.

Së fundmi, Armando është vënë në ‘siklet’ teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në TV Klan. Moderatorja Marina Vjollca bëri një lojë ku njerëz të ndryshëm në rrethin e Brojës, hipotetikisht do të telefononin sulmuesin për arsye të ndryshme.

Telefonata e fundit ishte nga “mami”, ku Marina e futur në rol e pyeti: Armando, mami jam. Kur do na e sjellësh nusen në shtëpi?

Një moment gazmor që shkaktoi të qeshura mes të ftuarve si dhe la pa fjalë Armandon që nuk mund të fshinte buzëqeshjen e sikletshme në fytyrën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga