
Dihet prej kohësh që reperja e njohur shqiptare, Loredana është në një lidhje dashurie me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.
Çifti po shijon romancën, teksa duket se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe këtë ia tregojnë dhe fansave të tyre nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Duket se tashmë Loredana dhe Adeyemi kanë nisur edhe pushimet së bashku, teksa na kanë “servirur” dhe disa foto “hot” krahë njëri-tjetrit.
Loredana ka postuar një foto me partnerin e saj, ku të dy shihen me rroba banjo, por nuk kishte se si në një foto të tillë të mungonte dhe komenti i futbollistit të Dortmundit.
Duket se lidhja me reperen shqiptare e ka bërë gjermanin që të mësojë disa fjalë shqip. Ai ka komentuar në shqip “të dua”, ndërsa në një tjetër foto ku shihet ne shezlon me me reperen shkruan: “shpirti jeme”.


View this post on Instagram