Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Larg nga “vrulli” i ndeshjeve, partnerja nxjerr zbuluar Messin me foton nga pushimet (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Larg nga “vrulli” i ndeshjeve, partnerja nxjerr zbuluar Messin me
Lionnel Messi dhe Antonela Roccuzzo

Ylli argjentinas Lionnel Messi po kalon kohën më të mirë të tijën si në karrierën në futboll por gjithashtu edhe në jetën e tij private. Larg nga “vrulli” i ndeshjeve dhe seancave stërvitore në të cilat, paraqitja e tij me Inter Miamin vlen të theksohet se nuk ka ditur të zhgënjejë e deri tek “sprinti” për Botërorin e 2026-ës, Messi ka zgjedhur pak kohë relaksi.

Përkushtimin e tij ndaj familjes dhe vlerësimin e madh që ai ka për partneren e tij Antonela Roccuzzo, ai nuk i ka fshehur asnjëherë madje i ka “bërtitur” me zë të lartë.

Ndërsa kjo e fundit, Roccuzzo influencere mjaft e njohur në rrjetet sociale por jo vetëm, ka surprizuar të gjithë ndjekësit me një foto. Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, legjenda argjentinase dhe modelja e njohur shfaqen të përqafuar dhe mjaft të lumtur duke shijuar pushimet me njëri-tjetrin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)

 

Poll

Lexo gjithashtu