Eva Murati, bukuroshja shqiptare e sportit pak nga pak është duke “rrëmbyer” vëmendjen e të gjitha mediave të huaja. Pas prestigjozes “Bild”, radhën këtë të mërkurë e ka pasur spanjollja “Mundo Deportivo” për të ngritur “lart në qiell” figurën e Evës.
“Të apasionuarit pas futbollit lavdëruan elokuencën e Eva Muratit, një personalitet shumëplanësh i stolisur me aftësi gjuhësore, një diplomë juridike dhe kredenciale moderimi që të kujtojnë Laura Woods”, kështu e nis artikullin prestigjozja spanjolle për Muratin, e cila ka arritur t’i magjepsë të gjithë.
Teksa të gjithë e krahasojnë me prezantuesen e njohur të sportit, Laura Woods, Eva ka arritur që t’i magjepsë të gjithë, dashamirës apo jo të sportit.
Eva është një ndër vajzat të cilat ku ka shkuar ka arritur të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë, dhe këtë gjë e kanë treguar më së miri fjalët dhe lëvdatat që të huajt kanë lëshuar për të.