Futbollisti i Dortmundit, Karim Adeyemi dhe “vajza jonë” shqiptare, Loredana Zefi, po shijojnë në maksimum njëri-tjetrin. Ku ndodhet Karim, e sigurt që do të gjeni dhe Loredanën, pasi çifti janë bërë të pa ndarë me njëri-tjetrin.
E së fundmi, pas disa ditëve pushimi në jug të Shqipërisë ata janë “arratisur” drejt Greqisë, ku nuk kanë munguar as fotot.
Një e tillë është publikuar së fundmi nga vetë Loredana dhe më pas dhe nga Karim. Në foto shihet 22-vjeçari teksa bën një selfie në pasqyrë me furçë dhëmbësh në gojë, ndërsa në sfond qëndron partnerja e tij e ulur në ËC.
Kjo foto intime si duket s’ka shqetësuar aspak Loredanën, madje as Karimin.
Poll