
Një lajm i gëzuar vjen nga skuadra e Milanit. “Ylli” spanjoll i klubit italian mesa duket është ribashkaur me gruan e tij dhe kjo do të thotë se ai këtej e tutje mund të fokusohet vetëm në futboll.
Gushtin e verës së kaluar mbërriti njoftimi se sulmuesi kuqezi ishte ndarë nga Alice Campello. Por 5 muaj pas lajmit tragjik, tani mbërrin ribashkimi mes çiftit aq shumë të bukur. Morata e kishte vuajtur shumë qëndrimin larg dashurisë së jetës dhe nuk ishte më vetcetja. Por dyshja gjatë gjithë kësaj kohe që nuk ishin bashkë u munduan të refletkonin dhe sipas burimeve të hauja nuk krijuan lidhe apo njohje të reja.
Njoftim zyrtar nuk ka mbërritur edne nga asnjë prej palëve por gazetar të shoëbizit në Itali bëjnë me dije se milansiti ka bëër hapin e parë dhe bjondja e lezetshme ka pranuar. Madje, burime thashethemesh të kategorisë së vipave theksojnë se Morata dhe Campello ka kohë që jetojnë bashëk dhe janë fotografuar në Spanjë.
Lajmi i bashkimit gëzon çdo tifozë të Milanit, që dëshiron tashmë që “bomberi” përveç lumturisë jashtë të gjejë dhe suksesin në fushë me klubin gjigand.