Elseid Hysaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes prej performancës së tij me fanelën e Kombëtares, por edhe për shkak të së ardhmes ku ende është në dyshim. Megjithatë përtej fushës, kapiteni i kuqezinjve duket se po shijon martesën me bashkëshorten Fiorenza Lekstakaj. Kjo e fundit është mjaft e dashuruar me anësorin e linjës së djathtë të mbrojtjes dhe kjo shihet edhe në foton e fundit të siguruar nga Newsbomb.al.
Teksa ishte mbrëmë e pranishme në “Air Albania” duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e përfunduar në shifrat 0-1, kamerës së Newsbomb.al nuk i shpëtoi as fotografia që ajo mbante në faqe të parë në telefon.
Elseid Hysaj në plazh, i mbuluar nga tatuazhet e tij, duket se është foto e saj e preferuar që nuk ngurron ta mbajë në “wallpaper”. Siç shihet, të dy janë të lumtur me njëri-tjetrin ku nuk mungojnë as këto gjeste të veçanta dashurie. Kujtojmë që dje Hysaj shkëlqeu në fushë dhe nga ana tjetër, në tribunë bashkëshortja e vet ishte aty për të mbështetur njeriun e zemrës.