
Diletta Leotta, gazetarja dhe influencerja e njohur italiane me 9 milionë ndjekës në Instagram nuk di të ndalet së “çmenduri” fansat e saj. Shpeshherë publikon foto sensuale, duke nxjerrë në pah format e saj “bombastike”.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë, por jo e vetme. Diletta shihet krah portierit të njohur gjerman, Loris Karius, me të cilin ka dhe një lidhje romantike. Përveç fotove të saja “hot”, gazetarja italiane ka publikuar dhe një foto të “ëmbël” duke u puthur me partnerin e saj.
View this post on Instagram
Diletta dhe Karius ndodhen në Neë York dhe nuk kishte si të mos e ndanin këtë moment me ndjekësit e tyre. Çifti simpatik është një nga më të dashurit në botën e “Show Bizz”, edhe pse portieri akoma urrehet nga tifozët e Liverpool për finalen e Champions League 2018 kundër Real Madrid.