Reperja e njohur Loredana Zefi feston sot 29-vjetorin e lindjes dhe urimin më të veçantë e ka marrë nga partneri i saj, futbollisti gjerman Karim Adeyemi.
Në këtë ditë të shënuar, 22-vjeçari e ka bërë Loredanën të ndihet më e veçantë se kurrë, duke i dedikuar një urim të ëmbël në gjuhën shqipe.
“Happy Birthday to my best friend and nuse! You deserve everything”, - shkruan Karim Adyemi duke treguar dhe njëherë dashurinë e madhe për reperen dhe se sa shumë ai ka përqafuar kulturën dhe gjuhën e partneres së tij.
Loredana duket se është më e lumtur se kurrë me futbollistin që është shtatë vite më i ri. Në fotot dhe videot e publikuara, ajo rrezaton lumturi krah njeriut të saj të zemrës.
Ndërkohë, fansat ende kujtojnë lidhjen e saj të kaluar me reperin Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Hana. Megjithatë, Loredana duket se ka gjetur një dashuri të re dhe po jeton momente të mrekullueshme me Karim Adeyemi, duke treguar se dashuria nuk njeh moshë, por vetëm zemër.