Armando Broja dhe modelja dhe influenceria angleze Jade Alyssa Wills i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gati një viti së bashku. Dyshja, që kishte krijuar një marrëdhënie të konsoliduar, vendosi të ndahet duke i dhënë fund kësaj historie dashurie rreth një muaj më parë.
Gjatë Kampionatit Europian, Jade Alyssa u shfaq si një nga tifozet më të zjarrta të Kombëtares Shqiptare, duke ndarë momente mbështetjeje në rrjetet sociale. Ajo e shoqëronte Brojën në stadium dhe shpesh postonte foto me fanellën kuqezi. Por çifti ka hasur disa kriza në marrëdhënie, deri në përfundim të lidhjes së tyre.
Jo vetëm kaq, por burime pranë Brojës treguan se lidhja e tyre ka përfunduar në një mënyrë jo të mirë, dhe aktualisht ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, modelja angleze duket se e ka lënë pas këtë kapitull, duke nisur një histori të re. Në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, ajo shfaqet duke pushuar në Dubai.
Mes shumë fotove të publikuara, dallohet edhe një shkrepje ku ajo është duke bërë "gëzuar" me dorën e një mashkulli misterioz, duke treguar se nuk është vetëm gjatë këtyre ditëve të nxehta në vendin luksoz.
Për Brojën, kjo periudhë duket e trazuar jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në atë personal. Më parë, sulmuesi i Kombëtares kishte pasur një lidhje njëvjeçare me një vajzë të quajtur Fidela, por edhe ajo histori përfundoi shpejt. Megjithëse marrëdhënia me Jade Alyssa dukej më serioze, duke shkuar deri në bashkëjetesë në Angli, gjithçka përfundoi papritur.