Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, së fundmi është rikthyer në qendër të vëmendjes ne medat rozë dhe rrjetet sociale.
Gjatë një interviste, ajo deklaroi se futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo, i kishte kërkuar numrin e telefonit, një pretendim që u prit me dyshim dhe humor nga publiku.
Menjëherë pas publikimit të intervistës, rrjetet sociale u mbushën me komente ironike dhe meme, duke vënë në pikëpyetje vërtetësinë e deklaratës së saj. Mes reagimeve që morën vëmendje ishte edhe ai i reperit Stresi, i cili zgjodhi ta trajtojë situatën me humor.
Përmes një InstaStory, Stresi publikoi një fotografi ku Juliana shfaqet në krah të Labinotit, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin ironik: “E zbuluam takimin e Julit me Ronaldon…”.
