Në “Teatrin e Operas dhe Baletit” u organizua Mbrëmja Gala e “Topit të Artë” 2025, ku protagonistët më të mirë të futbollist shqiptar në këtë vit dhe shumë figura të tjerë të njohura të sportit dhe jo vetëm, ishin pjesë në këtë ceremoni.
Myrto Uzuni, si shumë lojtarë të tjerë, ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Uarda Hyseni. Kjo e fundit ditën e sotme ka postuar një foto me Myrton, ndërsa është shprehur shumë krenare për sukseset e tij dhe se do e mbështesë kudo.
“Myrto,krah teje kam mësuar se dashuria e vërtetë është mbështetje, respekt dhe forcë në çdo hap. Jam krenare për njeriun që je, për përkushtimin dhe pasionin që vendos në gjithçka bën. Çdo arritje e jotja është edhe gëzimi im, sepse rrugëtimin e jetës e ndajmë bashkë. Faleminderit që je partneri im, mbështetja ime dhe dashuria ime më e madhe. Do jem per ty ne cdo momente tendin”, ka shkruar Uarda.
Kujtojmë se Myrto Uzuni dhe futbollistët e Kombëtares shqiptare u nderuan me çmimin "Ëndër Botërori" për arritjen e tyre në "Play-Off" të Kupës së Botës 2026.
View this post on Instagram
