
Nicolo Zaniolo dhe Sara Scaperrotta do të shkojnë drejt altarit. Kjo pasi futbollisti italian i ka propozuar influenceres për martesë në një darkë romantike të organizuar në Firence.
Dyshja kanë së bashku një djalë, por ajo që e bën më të paimagjinueshme këtë situatë është historia e dyshes. Zaniolo e braktisi Sarën në vitin 2020, periudhë kur influencerja ishte në pritje të ëmbël.
Por siç duket takimet e shpeshta mes dyshes dhe djali kanë bërë që mes çiftit të rilindë dashuria mes tyre. Çifti u ribashkuan sërish para 1 viti dhe në ditëlindjen e 27-të të Sarës, Zaniolo i propozoi të bëhej tashmë edhe zyrtarisht gruaja e tij.
Padiskutim ky moment do të mbahet mend gjatë nga dyshja, të cilët kështu nisin një kapitull të ri në jetën e tyre.
View this post on Instagram