
Portieri, Sherkhan Kalmurza me nënën e tij, Saule Rabayeva
Sherkhan Kalmurza përjetoi një mbrëmje të veçantë teksa bëri debutimin e tij në fazën e grupeve të Champions League.
Edhe pse Kairat Almaty u mposht nga Real Madrid me rezultatin 5-0, portieri 18-vjeçar pati nderin të përballej me ekipin më të suksesshëm në historinë e turneut.
Vëmendja nuk ishte vetëm te portieri, por edhe te nëna e tij, Saule Rabayeva.
Ajo u bë virale në rrjetet sociale pasi shumë përdorues e ngatërruan me motrën e Sherhanit, për shkak të pamjes së saj rinore dhe pasi nëna e portierit numëron 40 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Saule Rabayeva

Saule Rabayeva
Galeria fotografike ()
Poll