Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Drama qe s’merr fund! Icardi konfirmoi lidhjen me aktoren, Wanda Nara “tërbohet” nga lajmi

Shkruar nga NEWSPORT
Drama qe s’merr fund! Icardi konfirmoi lidhjen me aktoren, Wanda Nara
Wanda Nara / Mauro Icardi dhe China Suarez

Nëse menduat se drama e marrëdhënies së Wanda Narës dhe Mauro Icardi ka gjetur qetësi, gaboheni!

Pas divorcit dhe akuzave për dhunë ndaj njëri-tjtrit duket se futbollisti dhe modelja gjetën qetësinë në krahët e partnerve të rinj. Wanda e pranoi lidhjen e re publikisht disa javë më parë, ndërsa para dy ditësh Icardi konfirmoi lidhjen e re me aktoren e njohur argjentinase, China Suarez, me të cilën dikur ka pasur një lidhje të fshehtë.

Në vitin 2021, “shpërthyen” lajmet se futbollisti argjentinas tradhtoi Wanda Narën pikërisht me aktoren, gjë që më pas rezultoi e vërtetë, e cila gjithashtu filloi krisjen e madhe mes çiftit.

“Thonë se historitë më të mira fillojnë kur nuk i pret… kushedi… janë gjëra të fatit… ai fat që gjen gjithmonë një mënyrë për të bashkuar dy njerëz pa marrë parasysh sa kohë kalon apo sa shumë shtigjet ka për të udhëtuar…”, shkruajnë Icardi dhe China në postimin e përbashkët ku konfirmuan romancën e tyre.

Kjo gjë e ka tërbuar Wanda Narën, e cila para pak kohësh konfirmoi se u nda nga reperi L-Gante. Gazetari Guido Zaffora zbuloni fjalët e para të modeles argjentinase kur mori vesh lajmin.

“Wanda po ndryshonte ngjyrën e flokëve të saj kur i thanë për lajmin. Ajo kapi celularin sepse kishte nevojë ta shihte me sytë e saj. U çmend, u mërzit dhe ajo që e lëndoi më shumë ishte kënga ‘Paris’, e cila flet për qytetin francez ku ndodhi dhe tradhtia e Icardit me Chinën.

Në ato momente, asaj i erdhi në mendje fraza vdekjeprurëse që mendonte prej kohësh: ‘China gjithmonë donte të kishte jetën time dhe ajo ia arriti’”, thotë Zaffora.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga