Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“Do të ndodhë kur të ndiejmë…”, Cristiano Ronaldo jep lajmin e papritur në lidhje me Georgina Rodriguez

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të ndodhë kur të ndiejmë…”, Cristiano
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

Si rrallëherë, Cristiano Ronaldo ka folur për marrëdhënien e tij me Georgina Rodriguez.

Në një intervistë për reality show Netflix “I Am Georgina”, 31-vjeçarja zbuloi se miqtë e saj vazhdimisht bëjnë shaka për dasmën, duke e pyetur se kur do të martohen. Në fakt, futbollisti është shprehur se kurorëzimi i martesës së tyre do të ndodhë kur të ndiejnë “klikun” mes tyre.

“Unë gjithmonë i them asaj, kur të ndiejmë atë klikun. Si çdo gjë në jetën tonë, ajo e di saktësisht se çfarë dua të them. Mund të bëhet brenda një viti, mund të bëhet për gjashtë muaj, madje mund të bëhet në një muaj. Unë jam 1000% i sigurt se do të ndodhë", tha ylli portugez.

40-vjeçari është në një lidhje me modelen 31-vjeçare që prej vitit 2016 dhe së bashku kanë dy vajza. Rodriguez jeton edhe me tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, me të cilët ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga