Dyshja mjaft e përfolur në mediat rozë, Alice Campello dhe sulmuesi i Comos, Alvaro Morata janë vënë përsëri në epiqendrën e spekulimeve. Këto të cilat lidhen me marrëdhënien e tyre në çift. Duke rikujtuar kështu se vite më parë dyshja kaloi një krizë, e cila u pasua në divorc.
Megjithatë Campello dhe Morata e gjetën sërish rrugën e ribashkimit. Ndërsa pikëpyetjet e fundit janë ngritur për emrin e një tjetre femre, e cila aludohej se mund të ishte e dashura e re e sulmuesit.
Sipas media "Today.it", partnerja e tij Campello, ka reaguar publikisht pas “rrëmujës” së krijuar në rrjet, ku ka shpjeguar çdo gjë. Influencuesja italiane me anë të një "Story" në “Instagram” ka treguar për ndjekësit se emri i supozuar si e “dashura e re”, e cila është Elena Sirigu, është mikja e familjes me të cilën vetë partnerja e Moratës njihet prej vitesh.
“Është një mike e familjes, që e njoh prej shumë vitesh dhe mund të them me siguri absolute se nuk është aspak personi që po përshkruhet dhe nuk ka bërë kurrë asgjë nga ato që po i atribuohen”, ka shkruar Campello.
Alice Campello ka shpjeguar edhe arsyen pse vendosi të mos heshtë kësaj here. Sipas saj, reagimi erdhi pas një telefonate prekëse nga vetë Elena Sirigu: “Më telefonoi duke qarë për gjithçka që po i hidhet mbi supe. Nuk e meriton të etiketohet si ‘shkatërruese familjesh’. Në këta muaj kam lexuar gjithçka, shpesh edhe hipoteza absurde”.
Në fund të mesazhit të saj, Campello ka bërë të ditur se ajo dhe Morata po jetojnë të qetë, larg thashethemeve, duke u përqendruar te familja e tyre.
