Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“4 fëmijët janë gjëja më e mirë që kemi”, Morata ndahet nga bashkëshortja: Vendim i vështirë, por vazhdojmë ta duam njëri –tjetrin

Shkruar nga NEWSPORT
“4 fëmijët janë gjëja më e mirë që
Morata - Alice dhe femijet

Një lajm i papritur vjen nga Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll para pak orësh ka njoftuar ndarjen nga bashkëshortja.

Nëpërmjet një postimi në “Insta-Story”, kapiteni i Spanjës ka njoftuar se me Alice kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare. 31-vjeçari dhe influencja amerikane kanë sëbashku 4 fëmijë.

“Pas një kohe reflektimi, unë dhe Alice kemi marrë vendimin të ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme respekti reciprok ku e kemi dashur dhe e kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin. Kanë qenë vite të mrekullueshme dhe rezultati i tyre janë katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë.

Është një vendim i dhimbshëm ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që kemi përjetuar së bashku ka qenë e pabesueshme dhe një përvojë e shkëlqyer mësimi”, ka shkruar Morata, i cili vetëm pak ditë më parë u transferua te Milan.

31 vjeçari dhe Alice Campello u takuan në vitin 2016 kur futbollisti luante për Juventusin dhe u martuan, më 17 qershor 2017 në Venecia.

“4 fëmijët janë gjëja më e mirë që
Postimi i Alvaro Moratas

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga