Familja e të ndjerit Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën pas një sherri me bashkëmoshatarin Mario Perlleshaj, po kërkon ndihmë.
Një “Gofundme” është hapur nga familjarët e 14-vjeçarit të vrarë, duke kërkuar ndihmë monetare për kurimin e vëllait të vogël të Martin Canit, i cili vuan nga autizmi.
Në këtë “Gofundme” mund të kontribuojë kushdo, teksa diçka të tillë e kanë bërë sulmuesi i Kombëtares Taulant Seferi dhe menaxheri i njohur, Shkumbin Qormemeti.
Ky i fundit ka dhuruar 1000 euro, ndërsa futbollisti ka dërguar 200 euro në ndihmë të familjes që po kalon një moment tepër të vështirë. Një gjest i mrekullushëm dhe fisnik nga Qormemeti dhe Seferi.
Galeria fotografike ()
Poll