Rey Manaj po shkëlqen në ndeshjet e fundit me Barcelona B. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola në barazimin 2-2 që katalanasit morën në kampionat. Në mbrëmje, Manaj mësoi lajmin e keq që disa hajdutë i kishin hyrë në shtëpi duke I vjedhur 3 ora luksoze dhe 70 mijë euro cash.
Lidhur me këtë ngjarje, por edhe me paraqitjet e tij në kampionat, Gianluca Di Marzio i ka kushtuar një artikull lojtarit shqiptar. Në janar, sulmuesi ishte pranë kalimit në Serie A, Crotone kërkoi me ngulm, ndërsa edhe Reggina e Pescara në Serie B, por Barcelona refuzoi këtë transferim. Në verë nuk përjashtohet mundësia që klubet italiane të rikthehen sërish te Manaj pasi edhe lojtari është i gatshëm të rikthehet në Itali.
