
Kampionati zviceran do të rikthehet të luhet javën e ardhshme pas ndalesës për shkak të pandemisë së Covid-19. Disa prej skuadrave kanë shfrytëzuar ditën e sotme për të testuar lojtarët e tyre në prag të ndeshjeve zyrtare.
Xamax ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Lausane Ouchy dhe ka arritur të fitoi me rezultatin 4-2. Në këtë takim protagonist ishte edhe Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të duke përmbysur rezultatin në 2-1. Një rifillimi I mirë për Seferi që tregon se do të jetë në një formë mjaft të mirë edhe për përfundimin e këtij sezoni.
Poll